E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“RODONI” vijon arrestimet/ Arrestohet personi i 19

Një tjetër person është arrestuar nga policia në vijim të operacionit “RODONI” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Disa ditë më parë u kapën gjatë kontrolleve 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Njeri prej tyre është arrestuar këtë të martë.

Bëhet fjalë për shtetasin A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë