E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Rodoni” fut në burg të gjithë Kadastrën e Durrësit

Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi.Tjetërsimi i një shpërfaqje toke prej 68 mijë m2 në bregdetin Durrësit ka cuar në pranga 20 zyrtare aktuale dhe ish- punonjës ,  ndërkohë që 3 të tjerë janë ende  në kërkim.

 

Dy prej tyre jane vene ne pranga gjate kohes qe policia kishte dale ne konference shtypi. Te arrestuarit kanë falsifikuar dokumentet duke ua dhënë pronën me pa të drejtë personave të tjetër që nuk u takonte.

 

Reklamë

Por pjesë e këtij aktiviteti kriminal janë edhe persona të tjetër që nuk punojnë më në kadastrën e Durrësit. Përmes këtyre zyrtarëve, ata shfrytëzonin të dhënat për falsifikimin e dokumenetave.

 

Sipas policisë vijojnë hetimet për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të  shperdomimit të detyrës  cka ka sjelle epr pasoje edhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore.

 

Janë vënë në prangaish-drejtuesit e Hipotekës, si: Ardian Iljazaj, Edlira Nova, Adrian Kona si dhe ish kryetari i komunes Ishem Sulejman Ibrahimi.

 

Po ashtu ne pranga rane edhe juriste, specialiste e te Kadastres apo edhe perfitues te tokes, konkretisht:  Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Malvina Deçka, Enver Shima, Lafit Mullai, Algert Rapi, Gjon Proja, Albert Doda, Lekë Ndoj, Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj, Shaqir Aruçi, Dorian Gollaj.

 

Uniformat blu gjeten dhe sekuestruan shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

 

Për këtë ngjarje ish-drejtori i Kadastrës, Durrës Liridon Pula u arrestua dhe u lirua nga gjykata e Apelit më 18 tetor me masën detyrim paraqitje.

 

Më shumë video

Reklamë