Subscribe

Ky nuk është një koncert i zakonshëm. E gjithë orkestra drejtohet nga një robot. Ai quhet YuMi dhe është shpikja e fundit e kompanisë zvicerane ABB. Ka dy duar dhe është gati të performojë me orkestrën filharmonike Lucca dhe tenorin italian Andrea Bocelli.

 

YuMi është makinë shumë e avancuar, fantastike. Por i mungon ndjeshmëria, më së shumti i mungon ndërveprimi. “Nëse orkestra duhet të gabojë diku, YuMi nuk ndalet. Ai nuk korrigjon asgjë. YuMi nuk lejon asnjë gabim. As për veten as për orkestrën”, – thotë Andrea Colombini, dirigjent i orkestrës filharmonike Lucca pak para provës.

 

“Lëvizja e duarve të robotit dirigjent ishte e pamendueshme më parë, është tërësisht një eksperiencë fantastike, kjo që përjetuam me këtë koncert. Dhe do të jetë vërtet e mrekullueshme për orkestrën që lëviz nëpër itali, në Londër apo kudo në Europë për koncerte”.

 

Koncerti është mbajtur në teatrin Verdi në Pissa të Italisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *