Këngëtari Robert Berisha është vetëkarantinuar në konviktin e Prishtinës. Kohët e fundit Roberti kishte udhëtuar për një koncert në Amerikë të cilin nuk e anulonte dot. Në një intervistë ekskluzive në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus , Roberti na tregoi si po i kalon këto ditë në izolim në konvikt. Roberti shprehet i pakënaqur nga kushtet.

 

 “ Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë.Jemi në dhomat e studentëve ku flejnë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën .

 

Një ndër pengjet më të mëdha të këngëtarit është që nuk ka takuar vajzën e tij Rene.

 

Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve të cilat kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar “story”në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, të cilët nuk kanë kushte ku të shtrihen sepse nuk kanë kushte.

 

Robert Berisha dha edhe një mesazh nëpërmjet ‘Vizionit të Pasdites”:

 

Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë, ka përfunduar Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *