Këtë të premte Partia Socialiste shpalli emrat e përzgjedhur për të drejtuar këtë forcë politike në 61 bashkitë e vendit.

 

 

Gjatë prezantimit të emrave, Sekretari i Përgjithshëm i PS, tha se metodologjia e re që ka përdorur PS, bën që kandidatët të marrin pëlqimin e anëtarësisë dhe të Asamblesë së partisë.

 

 

“Kemi të bëjmë me një proces krejt tjetër. E para njëherë nganjëherë kandidaturat zgjidhen duke reflektuar një raport, kësaj here është një proces që shkon përtej asaj, sepse kandidatët nuk filtrohen nga asnjë lloj strukture. Kandidatët vetëshpallen aplikojnë, ballafaqohen, është marrë opinion i anëtarësisë, grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihej dhe opinion i Asamblesë. Ky proces, Partia Socialiste do të dalë më e fortë dhe besoj se kemi zgjedhur kandidatët më të mirë. Çdo parti ka formën e saj të organizimit dhe çdo ndryshim ne e bëjmë është në funksion të forcimit të organizatës dhe në funksion të objektivave elektoralë”, theksoi Gjiknuri.

 

Ai nënvizoi se nga ky process PS do të dalë më e fortë dhe më e organizuar.

 

 

“Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga gjithë ky proces dhe e gjithë kryesia e PS e përshëndeti këtë proces si një proces shumë rivitalizues pasi për herë të parë ne kishim mundësi që të dëgjonim kandidatë që nuk përzgjidheshin thjesht si propozime nga strukturat , por me vullnetin e tyre dilnin përballë anëtarësisë, prezantonin platformat e tyre, shprehnin gatishmërinë e tyre dhe kjo është një formë e re e demokracisë dhe mbi të gjitha e komunikimit me anëtarësinë. Qëllimi në fund të fundit është të kemi një Parti Socialiste më të fortë, shumë më të organizuar , me kandidatë që janë përballur dhe me platforma me anëtarësinë, por mbi të gjitha një parti që debati zhvillohet brenda, një parti që duhet ta kthejë veten e saj në platformën më të madhe të ideve, të diskutimit dhe për përmirësimin qoftë të qeverisjes, qoftë të politikës në Shqipëri pasi ne përfaqësojmë shumicën shqiptare”, deklaroi Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *