E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rivlerësimi “ngjall” shitjet

Fushata e qeverisë për të kryer rivlerësimin e pasurisë me një tatim të reduktuar në 2 % i ka dhënë një frymëmarrje më të madhe tregut imobiliar në vend. Pas rivlerësimit që qytetarët i kanë bërë pronës, ata i kanë hapur rrugën edhe shitjes së tyre.

 

Agjentët e tregut imobiliar konfirmojnë një interes të rritur në treg për shit-blerje banese, proces ky i cili nuk është shoqëruar me rritje çmimi. Për ekspertët, fushata ta tilla nxjerrin në pah nivelin e lartë të tatimit prej 15%, i cili ka qenë një nga pengesat e shit-blerjes së pronave.

 

Reklamë

Sipas të dhënave, janë 27 mije aplikime nga shtatori deri në fund të muajit janar 2017 nga qytetarët që kanë rivlerësuar pronën me një tatim prej 2 %. Duke parë interesin e lartë të qytetarëve, qeveria e shtyu këtë afat deri në fund të muajit maj.

 

Më shumë video

Reklamë