E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rivendosen skulpturat në Korçë

Pas dëmtimit të qëllimshëm nga persona ende të paidentifikuar te skulpturave të artistit korçar Vasillaq Kolevica, janë rivendosur sërish në të njëjtin vend. Autori ka risjellë edhe njëherë tjetër ne rrugën “Gjon Buzuku” dy veprat e artit, pasi i ka restauruar. Mësohet se policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por deri tani nuk ka ende asgjë konkrete lidhur me identitetin e autorëve. Dëmtimi i skulpturave nuk është rasti i parë i regjistruar në këtë qytet, pasi edhe më herët janë dëmtuar vepra në parkun “Rinia” të qytetit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë