E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rivalja e Bashës tregon mënyrën si mund të rrëzohet Rama

Gjatë takimit me strukturat në Kukës, kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi deklaroi se mënyra e vetmë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama është përmes institucioneve dhe votës.

 

Sipas Harxhit, PD duhet ta përqëndrojë vëmendjen te elektorati gri.

 

Reklamë

“Ne nuk u treguam institucional, u larguam nga ato dhe kjo është fatkeqësia dhe sot mendojmë si të thyejmë Edi Ramën. Ai thyhet me institucion, me votë dhe me frymëzimin e të gjithë shqiptarëve. Duhet të kthejmë besimin tek elektorati gri që sot është 20 % që do të thotë një parti politike”, tha Harxhi.

 

Edith Harxhi tha më tej se qëllimi i saj është që të rikthejë konkurrencën dhe garën në mënyrë që PD të shihet sërish si një parti shprese dhe vlerash për shqiptarët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë