Befasi jo e vogël në grupin  E, atë të Shqipërisë në eliminatorët e Euro 2024.

Çekia nënshtroi bindshëm Poloninë 3 me 1 në duelin e parë të këtyre eliminatoreve.

 

Të zotët e e shtëpisë kaluan në avantazh që në minutën e 1 me anë të Krejci, i cili mposhti me kokë portierin Shcezni.

 

Polakët u trullosen dhe pësuan golin e dytë në minutën e  3 me anë të Kvancares pas një shërbimi të Jurashek.

 

Goditja finale e Çekisë ndaj Polonisë u dha në minutën e 64 nga Kuchta.

 

Pa vlerë, vetëm për  statistikë goli i vetëm i miqve në minutën e 87 nga Zimanski.

 

Të hënën Polonia do të presën në Varshavë Shqipërinë.

 

Në duelin tjeter të grupit E, Moldavia dhe Ishujt Faroe u ndanë në barazim 1 me 1 Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën  e 27 me Mikelsen, ndërsa Moldavia ia doli të barazojë në minutën e 87.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *