E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ritvan Zykaj para Gjykatës, qytetarët kërkojnë dënim me vdekje për monstrën

I shoqëruar nga dhjetëra forca policie, autori i masakrës së Selenicës, 24 vjeçari Ritvan Zyka, ka doli para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Reklamë

Ndërkohë dhjetëra qytetarë ishin grumbulluar jashtë ambjenteve të Gjykatës me pankarta në duar ku shprehnin revoltën dhe kërkonin dënimim me vdekje për monstrën e Selenicës.

 

I qetë dhe pa shfaqur pendesë për krimin e kryer, ai ka qëndruar në pritje të vendimit në kafazin e xhamit. Madje ka heshtur kur është pyetur nga gazetaret se përse kreu krimin.

 

Ritvan Zyka, vrau pasditen e të premtes 8 kushërinjtë e tij, mes tyre edhe dy fëmijë.

 

Pas krimit makabër, Zyka qëndroi 12 orë në arrati dhe u kap nga forcat special në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku u gjet edhe arma e krimit, një kallashnikov, të cilin 24- vjeçari e mbante të mbushur.

 

Në momentin e arrestimit Zyka nuk ka bërë rezistencë, ndërkohë që ka thënë vetëm “Unë i vrava, më gjeni avokat”.

Më shumë video

Reklamë