Polena eshte nje nder fshatrat ku vazhdojne te ruhen dhe kremtohen me fanatizem nje sere ritesh kalendarike dhe tradita.

Kremtimi me tradicional i ketij fshati “Arapet e Polenes” tashme vjen i dokumentuar ne çdo etape te tij duke trajtuar me detaje figuren e Arapeve por dhe duke treguar lidhjen e hershme te ketij riti me mitet e hyjte e lashte pagane.

Pjese e ketij studimi ishte dhe vezhgimi i ndertimit te maskave artizanale nga vete polenaket, ndersa per studiuesen Sela ruajtja e trashegimise dhe vazhdimesia e ritit ishte qellimi i ketij projekt

Arapet jane nje grup individesh ,te cilet kane per detyre ruajtjen e rendit dhe qetesise. Kjo detyre iu ngarkohet djemve te cilet me maskat artizanale dhe kemboret e armet e ndryshme te varura ne brez kremtojne kete feste.

Prej vitit 1991 ky rit ne Polene nuk ka ndalur asnjehere.

“Arapet e Polenes” eshte nje shfaqje popullore e cila i ka rezistuar kohes si nje deshmi e tradites, duke ruajtur personazhet, kostumet dhe tipologjine e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *