Subscribe

 

Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen mes Enkelejd Alibeajt dhe Partisë Socialiste për presidentin e republikës. Në emër të Komisionit të Rithemelimit, i cili e bojkotoi mbledhjen e grupit të thirrur nga Alibeaj, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo marrëveshje i shërben kryeministrit Edi Rama, njësoj si marrëveshja 17 majit të vitit 2017.

 

 

“Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ia sigurojë këtë. Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën, por edhe sa herë ka të drejtë opozita të propozojë kandidatë për president.- ka thënë Bylykbashi.

 

Sipas Komisionit të Rithemelimit, Alibeaj nuk përfaqëson Partinë Demokratike.

 

“Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tij personale me Ballën, marrëveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp. Deputetët e Partisë Demokratike janë të ndërgjegjshëm që përfaqësojnë vullnetet e demokratëve të shprehura nga organet e tyre më të larta përfaqësuese dhe jo vullnete dhe pazare personale.”

 

Për Partinë Demokratike dhe 17 deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, marrëveshja e djeshme është e pavlerë dhe synon të krijojë një opozitë marionetë që t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *