E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rithemelimi” mbledh Kryesinë/ Në fokus organizimi i Kuvendit ku votëbesohet Berisha

Sot pasdite lideri i opozitës Sali Berisha do të mbledhë kryetarët e degëve e më pas kryesinë për organizimin e Kuvendit Kombëtar, që do të mbahet të shtunën.

 

Reklamë

Çështja më e rëndësishme e Kuvendit të 2 dhjetorit është votëbesimi i Sali Berishës. Sipas statutit, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, delegatët e Kuvendit duhet të votojnë nëse janë pro apo kundër që Sali Berisha të jetë kryetari i tyre.

 

Reklamë

Por  votëbesimi është më së shumti formal, pasi prej humbjes së zgjedhjeve lokale asnjë prej demokratëve nuk ka folur publikisht për largimin e Sali Berishës.

 

Nga ana tjetër në Kuvend do të diskutohet edhe aksioni i opozitës dhe si do të vazhdojë ai përballë qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Ende është e paqartë nëse Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin do të jenë pjesë e këtij Kuvendi.

 

Deri më tani ky grup demokratësh ka zhvilluar mbledhje me Sali Berishën dhe deputetët që e mbështesin, por ata ende nuk e kanë njohur Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë