Subscribe

Në mbledhjen e parë për 2024-ën pa Sali Berishën i arrestuar në shtëpi, kryesia e “Rithemelimit” i kërkoi çdo demokrati të hidhet në betejë për të shpëtuar vendin dhe asgjësimin e opozitës nga armiku i demokracisë, Edi Rama.

E drejtuar nga numri dy i “Rithemelimit”, Flamur Noka i tha kryesisë se është koha e mosbindjes civile në të gjitha strukturat drejtuese të demokratëve.

“T’i përgjigjemi armikut tone me mosbindje civile dhe me betejë pa kthim”, tha sekretari i përgjithshëm i “Rithemelimit” Flamur Noka.

Për Sali Berishën tha se ai është udhëheqësi i Shqipërisë dhe jo vetëm i opozitës. Dhe për këtë arsye Altin Dumani është kthyer në mburojën e Edi Ramës për t’ia fshirë emrin nga dosjet e krimit dhe Sali Berishës nga historia.

“Ndaj Sali Berishës ka sot një padrejtësi dhe një pabesi nga Edi Rama dhe mercenarët e tij Dumani, Kraja, Millonai e Gjoka. Ai ka mburojë mercenarët e SKAP-it, Dumanër e kompani. Ne e kuptuam kush ishte SKAP që ditën e pare, kur dosjet 184 dhe 338 të masakrës zgjedhore në Durrës dhe Dibër, ua përcolli prokurorive të rretheve. Me këtë veprim SPAK i dha viston krimit zgjedhor dhe u pozicionua politikisht duke u bërë hanxhar politik në duart e Ramës kundër zgjedhjeve të lira dhe opozitës”, shtoi Noka.

Si edhe kryetari i tij, Flamur Noka, përsëriti akuzat ndaj SPAK, organizatë kriminale dhe drejtësi e poshtër që nuk heton krimet e qeverisë socialiste por burgos politikisht Sali Berishën për llogari të Edi Ramës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *