Subscribe

Marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Parlament duket se është afër.

Komunikimet  mes kryetarëve të grupeve parlamentare Bledi Çuçi e Gazment Bardhi kanë vazhduar edhe sot  dhe në parim mësohet se ka një dakordësi për të zgjidhur dy prej kërkesave kryesore të opozitës; reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

Çështja më e rëndësishme për pd e drejtuar nga Sali Berisha është reforma zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të  komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin  duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision.

Burime bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma  te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision  i ngritur nga ligjet ku pd e ps të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.

Në lidhje me kërkesat e pd për ngritjen e komisioneve hetimore,  është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre.

Për të zyrtarizuar këtë kompromis te arritur pas bisedimeve mes Bledi Cucit e Gazment Bardhit, me ndihmën e ambasadorëve të be dhe Britanisë se madhe, pritet te mblidhet konferenca e kryetareve për te futur zyrtarisht ne kalendarin e parlamentit ngritjen e komisioneve hetimore. E nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë protestat e opozitës mbyllet dhe mbledhja  ardhshme e parlamentit ne 18 mars, do te jete një séance  normale me diskutime dhe debate për rendin e ditës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *