Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vuan prej kohësh nga tonsiliti akut, thënë më thjesht problemet me bajamet. Ndonëse është një nga sëmundjet më të zakonshme që prek fëmijët rreth moshës 5-6 vjeç, duket se të kënduarit, ajo çka bënë Rita Ora, ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të 28-vjeçares.

 

Edhe pse nuk është një problem që vendos në rrezik serioz shëndetin, shenjat si temperaturë, dhimbje të fytit , vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh etj, ia kanë vështirësuar punët Ritës. Kjo e fundit u detyrua të anullote edhe një koncert, për shkak të simptomave të këtij problemi.

 

Rita ka treguar se e gjithë kjo i ka ardhur për shkak të lodhjes së tepërme. Së fundmi ajo ka postuar një mesazh rreth kësaj gjendje dhe paralajmëron çdokënd se shëndeti mendor e fizik duhet të vijë i pari, para së gjithash.

 

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatet më të mira të mundshëm , sa nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dua  të zhgënjej askënd. Por, ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin fizik dhe mendor.  Shpresoj që ky problemi me grykët të marrë fund, po më shkatërron vërtet ! Gjithsesi ju dua të gjithëve”. /Tring

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *