“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka qenë ky mesazhi i këngëtares së famshme Rita Ora, e cila ka premtuar kështu një mbrëmje madhështore e të paharrueshme.

 

Pasi mbërriti në Prishtinë, Rita Ora u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj e me pas në një konferencë për shtyp u shpreh se edhe njerëzit nga vende të vogla si Kosova, mund t’i japin botës emra e vlera të mëdha.

 

 “Tani kemi shumë talente të jashtëzakonshme që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, të cilat po e gjejnë dritën e tyre, vendin e tyre në muzikë. Sa më shumë prej nesh që na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor, aq më mirë është për vendin tonë, për shtetin tonë. Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend.  Të kënaqemi, të qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovë”.

Rita do të ngjitet në skenë sot në orën 22:00 ku pritet të këndojë disa nga superhitet e saj qe janë beret e famshme ne shume vende te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *