E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rita Ora flet për sëmundjen që po e shqetëson prej ditësh

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora prej kohësh po vuan nga një problem nga grykët dhe duket se ende nuk ka mundur të rikuperohet.

 

Artistja përmes një postimi në Instagram ka treguar se është trajtuar për t’u shëruar, por duket se deri më tani asgjë nuk ka funksionuar.

 

Reklamë

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”.

 

Ora ka treguar se as gjatë kësaj kohe që ka qenë sëmurë nuk e ka lënë punën pas dore dhe duket se kjo ka ndikuar që ajo nuk ka mundur të shërohet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë