Nuk është hera e parë që mamaja e këngëtares së suksesshme Rita Ora, zonja Vera Ora përdor rrjetet e saj sociale për të lëshuar thirrje dhe mesazhe sensibilizimi për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.  Ajo është një nga luftëtaret e panumërta që kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje të rëndë që u rrezikon jetën miliona grave çdo vite, e megjithatë mos diagnostikimi i shpejtë në kohë mund të kërcënojë seriozisht jetën. Vetëm pak ditë më parë, ajo ndau një postim të ndjerë në Instagram ku shprehej se ishte e lumtur që kishte dalë mbi sëmundjen.

 

Vera Ora ka lindur në Kosovë, por vetëm një vit pas lindjes së vajzës së vogël Rita Ora, u largua në vitin 1991, për shkak të gjendjes politike atje, bashkë me të shoqin dhe dy vajzat e saj, Ritën, asokohe një vjeçe, si dhe Elenën, tre vjeçe. Vera është diplomuar për mjekësi në Rusi dhe ka punuar si mjeke e përgjithshme në Kosovë, por gjatë viteve të para të qëndrimit në Londër ia kushtoi jetën fëmijëve të saj. Vera vendosi të specializohet në psikiatri dhe në vitin 2005 filloi punë si psikiatre në sistemin shëndetësor publik.

 

Këngëtarja e famshme ka kujtuar këtë moment ë vështirë në jetën e mamasë së saj, duke pranuar se është shumë krenare për të. Në një video në Instagram ajo shprehet ”Kur mami më tha se kishte nisur një fushatë sensibilizimi me Melissa Odabash mendova ”Oh Zot, kjo është fantastike, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë”. Më vjen mirë ky bashkëpunim i tyre po frymëzon aq shumë gra. Kam qenë 13-14 vjeç kur ajo mësova se ajo kishte kancer gjiri. E kuptoj sa e vështirë ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë, të mësonte një gjuhë të re, të bëhej psikiatre. Jam shumë krenare krenare për këtë rrugëtim të nënës sime”./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *