E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rita Ora feston një ditë speciale!

Në shkurtin e 2012 këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ju prezantua publikut me një super hit. Projekti mbante titullin “Hot Right Now” dhe menjëherë pas publikimit pushtoi klasifikimet botërore.

 

Mjaftoi kjo këngë që Rita Orës ti ndryshohej jeta dhe sot është ndër vajzat me zërin më karakteristik. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Rita e ka cilësuar këtë projekt si këngën e jetës.

 

Reklamë

“Gëzuar ditëlindjen “Hot Right Now”. Kjo këngë më ndryshoi jetën dhe jam shumë mirënjohëse ndaj fansave që kanë qenë me mua që në fillim. Ju dua të gjithëve kaq shumë. Mirënjohëse për ju që më bëni të jetoj çdo ditë në një ëndërr”, shkruan Rita.

 

Në 7 vitet e fundit Rita ka publikuar me dhjetëra këngë, të cilat janë vlerësuar maksimalisht. Këngëtarja është nominuar disa herë për çmime “Grammy” dhe kënga “For You” e bëri pjesë të kolonës zanore në filmin “Fifty Shades Freed”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë