E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rita Ora do të bëjë muzikë në shqip?

Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare që prej vitesh po thyen rekorde nëpër botë me këngët e saj, megjithatë gjithmonë flet me krenari për prejardhjen e saj shqiptare.

Gjatë një interviste për ‘20min’ në Zvicër, Rita ka folur pak për vendin e saj, suksesin e artistëve shqiptarë nëpër botë, si dhe projektet e saj muzikore.

Ajo tha se mundohej ta vizitonte Kosovën sa më shumë, ndërsa për suksesin e shqiptarëve u shpreh kështu:

“Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë nëpër botë”.

Reklamë

Këngëtarja shqiptare gjithashtu shprehu dëshirën për të realizuar një këngë në gjuhën shqipe në të ardhmen, duke e lënë kështu, një mundësi të hapur./Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë