Ndarja nga jeta në prill të këtij viti e DJ të njohur, Avicii, tronditi të gjithë botën e muzikës. Përveç familjarëve, dhimbjen më të madhe e kanë ndjerë edhe kolegët e miqtë e tij më të mirë. Një ndër ta është edhe Rita Ora, me të cilën ka realizuar edhe këngën ‘Lonlely Together’.

 

Në çdo koncert të saj, Rita nuk ka harruar të këndojë këngën e tyre, si për të treguar se veprat e Avicii do të jetojnë përgjithmonë. Ditën e sotme Avicii do të festonte 29-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një dedikim i ndjerë nga këngëtarja me origjinë shqiptare.

 

 

Rita ka publikuar në ‘Instagram’ një video nga një koncert i saj, duke thënë se ka qenë nder i madh të bashkëpunonte me Avicii-n dhe se kënga e tyre i ka ndryshuar jetën. Krahas videos ajo ka bërë dhe një urim për mikun e saj të ndjerë: “Gëzuar ditëlindjen Avicii. Na mungon çdo ditë”.

 

Avicii ka lënë pas një repertor të gjerë muzikor dhe hitet e tij do të dëgjohen e këndohen në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.