Subscribe

Statuti ri i PD kaloi testin e Këshillit Kombëtar mes përplasjeve te forta qe shoqëruan mbledhjen prej 5 orësh. Numri dy i PD Arben Ristani sqaron se ky dokument ishte pjese e nje procesi për te bashkuar partine e per kete arsye u kontaktuan te gjitha figurat qe sot kane pakënaqësi me kryetarin Basha, si dhe u bene pjese e draftit edhe propozimet e tyre.

 

“Statuti garanton gare te barabarte”

 

Per me tepër, kritiket jane ftuar te jene pjese e kuvendit i cili per shkak se eshte vetëm statutor do te zgjasë nje dite e jo dy siç ishte parashikuar me herët.

 

“Kritiket do ftohen e kane te drejte te flasin”

 

Ristani i qëndron bindjes qe mori shumicën e votave ne Këshillin Kombëtar se nuk ka arsye pse te kufizohet mandate i kryetarit, momenti qe shkaktoi ndarjen e madhe me kritiket

 

Ristani shpjegon edhe risitë kryesore te statutit

 

Te dielën me shume se 7 mije delegate te PD do te miratojnë statutin e ri te PD, mbledhje ne te cilën janë ftuar edhe kritiket me te forte te Bashes; Topalli, Bode, Patozi e Bregu. Por kjo lëvizje e kryetarit Basha vështire se do te çoje ne bashkimin e partisë, pasi disa prej këtyre figurave, nuk do te marrin pjese ne punimet e Kuvendit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *