Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka dale per here te pare kundër Lulzim Bashes, duke e akuzuar se po shkel statutin e partisë, duke kërkuar rifillimin e procesit zgjedhor per kryetarin e PD.

 

Ne nje postim ne rrjetet sociale, numri 2 i Partisë Demokratike Ristani, thekson se vendimin per datën e zgjedhjeve ne PD, nuk mund te merret nga nënkryetaret.

 

“Vendimi i dy nënkryetarëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës së paraqitjes së kandidaturave është vendim i pa mbështetur në statut.  Në baze të nenit 40/2 të statutit të partisë, shpallja e datës së zgjedhjeve dhe e datës së paraqitjes së kandidaturave është kompetence e Kryesisë së Partisë”.

 

Nje tjetër shkelje sipas Ristanit është edhe delegimi i kompetencave organizative nga kryetari tek nënkryetarët pasi kompetencat organizative i takojnë ne baze te statutit Sekretarit te Përgjithshëm.

 

Ristani citon nenin 43 ku sanksionohet se ne rast dorëheqje  te Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili është forumi qe komandon nje nga dy nënkryetarët qe do te drejtojnë partine.

 

Procesi i garës zgjedhore ne PD është kundërshtuar edhe nga kritiket e Bashes dhe mësohet se ata po diskutojnë format demokratike per ta kundërshtuar kete proces përfshi ketu edhe ngritjen e nje çadre ne oborrin e PD si forme proteste per zgjedhje te lira.

 

Megjithatë deri tani nuk ka asnje ndryshim te vendimit per te zhvilluar zgjedhjet ne 22 korrik dhe kandidatet kane kohe deri te dielën per t’u regjistruar per te marre pjese ne zgjedhje.

 

 

Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:

 

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

 

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

 

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.

 

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

 

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *