Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka bere pakt me trafikantet e drogës dhe kriminelet per te marre Bashkinë e Dibrës. Arben Ristani tha se megjithe shantazhet, qytetaret do te votojnë me 11 shtator për t’i dhënë ndëshkimin e merituar Edi Rames.

1. Në panik nga humbja e sigurtë dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç.
2. Përveç bandave të drogës të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrrur nën armë edhe të tjerë si Arben Noka, i raportuar dje nga media.
3. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin.
4. Ai shpreson se krimi do ta shpëtojë nga gjykimi i popullit me votë. Por ky është gabimi tipik i nje sundimtari që i ka ardhur fundi. Asnjë trafikant, kriminel, asnjë bandë nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga gjykimi i popullit me votë.
5. Ai dhe banditët e tij do të përballen me fuqinë e pathyeshme të bashkimit popullor.
6. Fundi i sundimit të Edi Ramës dhe bandës së tij, do të vërtetohet masivisht më 11 shtator. Çlirimi nga banda nis në Dibër, dhe shqiptarët mbarë do t’i hapin rrugën zhvillimit, punësimit, rendit e sigurisë. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *