E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ristani: Është momenti për të bashkuar partinë

 

Kritiket e Lulzim Bashes ne PD duke filluar nga Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi e Ridvan Bode do te jene pjese e Kuvendit Kombëtar te Partisë Demokratike edhe pse nuk janë delegate.

 

Kjo konfirmohet nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili ka zhvilluar takime me disa prej tyre. Sipas Ristanit Kuvendi do te jete një moment bashkimi për partinë me te madhe te opozitës dhe te gjithë këto figura te rëndësishme te PD kane te drejtën te kandidojnë edhe për këshillin e ri kombëtar.

Reklamë

 

“Së pari mjaft do të jenë të ftuar qoftë edhe nominalisht nga kryetari i partisë. Sigurisht janë pjesë e jona e qenësishme dhe kanë të gjitha mundësitë për të nxjerrë platformat e tyre, për t’i debatuar, për t’i diskutuar; Kuvendi është i hapur.”

 

Ne prag te Kuvendit, PD do te mbledhë këtë jave Kryesine e me pas Këshillin Kombëtar forume qe do te miratojnë statutin e ri te partisë. Ndryshimi me i rëndësishëm ka te beje me përzgjedhjen e kandidateve për bashkitë dhe parlamentin

 

“Risia më e madhe do të jetë shtimi i mundësive vendimmarrëse të bazës së Partisë Demokratike. Pra shtimi i elementëve statutorë që çojnë vendimmarrjen drejt bazës së Partisë Demokratike.”

 

Mësohet se do te jete baza e cila do te propozoje një liste me kandidate te cilët do te seleksionohen nga një Këshill i posaçëm; figurat e përzgjedhura do ti çohen serish bazës.

 

Rendi i ditës se Kuvendit do te vendoset nga këshilli por pritet qe ky te jete një kuvend qe miraton vetëm ndryshimet ne statut ndërsa Kuvendi Zgjedhor do te behet pasi te përfundojë procesi i zgjedhjeve ne dege.

 

Por pavarësisht procesit te ndryshimeve ne PD; fokusi i opozitës mbetet aksioni kundër qeverise.

 

“Pas ngjarjeve në Kukës që ndezën këtë valë të re protestash ato tërhoqën të gjithë vëmendjen tek varfëria. Jemi sot një nga vendet më të varfra në Europë dhe në rajonin tonë, me papunësinë më të madhe.”

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë