Subscribe

Projektligji i ri që synon të taksojë më shumë kompanitë që operojnë në fushën e hidrokarbureve, parashikon edhe rishikim të kontratave ekzistuese. Por kjo pikë e draftit do të zbatohet në raste se, operatori dhe institucioni shtetërore do të bien dakord. Drejtues të Ministrisë së Financave shpjegojnë se pse subjektet do të jenë të interesuar që të kryejnë rishikim të kontratave?

 

Sot ata vuajnë nga shpërndarja e ligjeve të ndryshme si dhe trajtimi i ndryshëm i veprimtarisë së tyre. Psh, konfliktet mes operatorit më të madhe siç është “Bankers Petroleum”, në trajtimet e këtij subjekti pjesërisht bazohen në ligjin e vjetër, si dhe në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Sipas këtij të fundit, humbjet mbarten për 3 vjet, ndërkohë që në draftin e ri kemi parashikuar që humbjet të mbarten pa limit. Kjo dhe disa ndryshime të tilla mund ti nxisë operatoret të rishikojnë kontrata aktuale- shpjegon Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.

 

Qëllimi i këtij projektligji të ri është që të kompanitë që operojnë në nxjerrjen e naftës në vendin tonë të mos i shmangen detyrimeve në buxhet duke shfrytëzuar mangësitë ligjore.

 

Sistemi është shumë transparent me regjimin e ri të taksimit, sistemi garanton buxhetin që të marrë në avancë të ardhurat e tij, ruan nivelin 10% të rentës si dhe tatim fitimin 50% për të gjitha kompanitë që operojnë në këtë fushë.

 

Drafti i ri parashikon të zgjidhe edhe konfliktet e krijuara të në shkuarën, ku kompania me e madhe në nxjerrjen e naftës “Bankers Petroleum” nuk shlyen detyrimet e tatim fitimit duke u justifikuar shpenzim t e mëdha.

 

Sa i përket taksës mbi fitimin nuk është sekret pasi të gjithë e dimë që “Bankers” për periudha të gjata ka rezultuar me humbje për arsye të ndryshme, madje ka pasur konflikte edhe me tatimet duke përfunduar në arbitrazh. Tashmë ligji i ri do të ketë rregulla më të qarta dhe transparente.

 

Ligji vendos kufi për nivelin e shpenzime gjatë një viti, ndërsa e bën tatim fitimin 50 % për të gjitha kompanitë në fushën e hidrokarbureve, ndryshe nga sistemi aktual që taton me 15 % nënkontraktorët që operojnë këtë sektor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *