E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Risitë e botërorit të Rusisë, sistemi “VAR” dhe zëvendësimi i katërt

Sistemi “Var” do të përdoret edhe ne Botërorin e Rusisë që do të luhet nga 14 qershori deri ne 15 korrik në Rusi. Vendimi u mor në Zyrih nga bordi ndërkombëtar i rregullave gjatë punimeve të në kongresin e 132 te FIFA.

 

Aplikimi i teknologjisë në futboll për rastet e diskutueshme shtrihet kështu ne një eveniment kaq madhor pasi është përdorur gjatë këtij edicioni në disa kampionate europine, mes të cilave ndër më të rëndësishmit në Seria A.

 

Reklamë

Zyrtarizmi i vendimit do të bëhet ne datat 15 dhe 16 mars në Bogota të Kolumbisë ku do të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit të FIFA-s. Më herët edhe vetë presidenti i FIFA-s Giani Infatino ishte shprehur pro përdorimit të teknologjisë për rastet e diskutueshme ne futboll ndërsa një mendim i tillë ishte dhënë edhe nga përfaqësuesit e 32 ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Botërorin e Rusisë gjatë një mbledhje te zhvilluar në këtë vend pak ditë më parë.

 

Aplikimi i sistemit “Var”, ishte parë me skepticizëm nga kreu i UEFA-s Ceferin i cili tha se nuk ka ndërmend të japë Ok-in që ky sistem të aplikohet ne UEFA Champions League për sezonin e ardhshme.

 

Ndërkohe një tjetër risi për Botërorin Rusisë do të jetë edhe zëvendësimi i katërt. Çdo ekip do të ketë të drejte te kryeje një zëvendësim të katërt vetëm në kohet shtesë, nëse një sfide ka nevoje të përcaktojë fituesin ne 30 minuta ekstra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë