Subscribe

Kur vota e 25 Prillit është certifikuar dhe nga Partia Socialiste janë lajmëruar ndryshime në kodin elektoral, si standard të përmbushur, ekspertët vlerësojnë funksionimin e teknologjisë, që për herë të parë në një proces zgjedhor mundësoi identifikimin elektronik të votuesve.

 

ANDON KUME

EKSPERT, DEKAN I FAKULTETIT TE SHKENCAVE POLITIKE NE UAM

 

Bën të mundur eliminimin e disa fenomeneve tek të cilët ne kemi patur probleme në të kaluarën siç është votimi i shumëfishtë, votimi familjar.

 

Po aq edhe votimi e numërimi elektronik që i kushtoi buxhetit të shtetite nje miliarde lekë vetëm për një zonë elektorale, me pak votues siç është njësia 10 në Tiranë, nuk regjistroi asnjë parregullsi Një parakusht i përmbushur i kodit elektoral që mund të çojë në zbatimin e tij në të gjithë vendin.

 

ANDON KUME

EKSPERT, DEKAN I FAKULTETIT TE SHKENCAVE POLITIKE NE UAM

Duhet parë kostoja e përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit sepse bëhet fjalë që është përdorur vetëm në një zonë , ndërkohë që ta shtrish atë në të gjithë vendin do të ketë relativisht një kosto të lartë ekonomike.

 

Nëse për teknologjinë e themi që ishte një mision i përmbushur, për fletën e votimit jo. 80 mijë të tilla dolën të pavlefshme. Më shumë se për përmbajtjen, pra identifikimi i kandidatëve për deputetë me numra, ishte koha e pakët që iu la zgjedhësve të njiheshin me të.

 

ANDON KUME

EKSPERT, DEKAN I FAKULTETIT TE SHKENCAVE POLITIKE NE UAM

Një minus i madh i këtij procesi, jo fleta e votimit pro mënyra si arritën te kjo fletë votimi. Kishin konflikt në mënyrën e formimit të fletës së votimit, u vonuan shumë dhe i lanë jashtëzakonisht shumë pak kohë KQZ që të bënin një fushatë edukuese për votuesit.

 

Parlamentaret e Prillit vërtetuan atë që synohej me ndalimin me ligj të koalicioneve parazgjedhore.

 

ANDON KUME

EKSPERT, DEKAN I FAKULTETIT TE SHKENCAVE POLITIKE NE UAM

Partitë e vogla nuk mund të garojnë më të vetëm, nuk kanë shance të përfitojnë nga ky sistem dhe të nxjerrin një deputet, duke u futur në listat e në partie të madhe, duke humbur identitetin dhe duke u ç’bërë si parti politike. Edhe ndarja e Shqipërisë në 12 rajone favorizon shumë partitë e mëdha dhe është diskriminuese me kandidatët e pavarur dhe partitë e vogla, duke qenë se duhet prag rajonal, por edhe prag kombëtar për të marrë një deputet.

 

Në pritje të bërjes bashkë të socialistëve me demokratët në parlament e ri për të ndërhyrë në kodin elektoral, sugjerimet e ekspertëve janë.

 

ANDON KUME

EKSPERT, DEKAN I FAKULTETIT TE SHKENCAVE POLITIKE NE UAM

E para financimi për fushatat zgjedhore për partitë politike, duhet të kemi shumë kujdes me fletën e votimit sesi do të jetë, duhet të ndryshohen rregullat si bëhen zgjedhjet  në Shqipëri, fakti që ne kemi 12 rajone janë shumë, mund të ndahet ne tre, katër edhe një te vetme, pasi kjo do t’i jepte mundësi edhe aktorëve të rinj të politikës të kishin shance për tu zgjedhur në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *