Përveç kontrollit teknik të mjetit, drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe njoftoi se do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit.

 

Në rastet që do të verifikohet ulje e kilometrazhit, do të shënohet në certifikatën e automjetit, bashkë me shifrën reale, duke mos lënë në këtë mënyrë më vend për manipulim.

 

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

Kujdes: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, ka shkruar Blendi Gonxhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *