Përveç politikanëve në opozitë, ekonomistët dhe fiskalistët e kundërshtojnë idenë e rishikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Lidhur me këtë çështje ka folur, drejtor i qendrës Altax, Eduart Gjokutaj, i ftuar në E-zonë. Sipas Gjokutajt, pjesa e qasjes së opozitës është që të zërë radhën në politika të tilla që të ndikojnë në elektoratin e maksimalizuar në interes të votës

“Pjesa e qasjes së opozitës është që të zërë radhën në politika të tilla që të ndikojnë në elektoratin e maksimalizuar në interes të votës. Këto propozime, janë si një qasje që nuk reflekton ndryshim. Opozitarizmi duhet të merrte një nocion mbi gjetje të ekspertëve të FMN, një bashkësi gjetjesh për të thënë sa do i kushtojnë buxhetit këto lloj masash. Dhe nga ana tjetër duhet të zinte ato vrima që programi i PS nuk i ka”, shprehet Gjokutaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *