Subscribe

Partia Socialiste ka propozuar që në rast se do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme, pagat deri në 40 mijë lekë të taksohen me zero taksë. Ndërsa për pagat nga 40 mijë deri në 250 mijë, të tatohen me 13%.

 

Për ata që konsiderohen elita e shoqërisë, pra të ardhurat nga 250 mijë lekë e më tej, tatimi do të jetë 23%. Kjo është një masë që do të lehtësojë mbi 62% të të punësuarve. Por, a është kjo masë një hap pas i PS që po kërkon të korrigjojë këtë tatim?

 

“Ne kemi parë që taksa progresive ka funksionuar dhe kemi vendosur ta thellojmë më tej; me këtë taksë janë rritur të ardhurat e disponueshme të qytetarëve në xhepat e tyre. Pasi kaluam disa sfida, mbyllëm gropat e borxheve, futëm ekonominë në shina, menaxhuam tërmetin dhe pandeminë, e  tashmë rrisim me 10 mijë lekë më shumë të ardhurat që do t’i përjashtojmë nga tatimi. Nga kjo masë janë 433 mijë të punësuar që do të tatohen me zero takes”, shpjegoi Ahmetaj për emisionin E-ZONË.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *