E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

“Rishikim sistemit të emigracionit”

 

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump, pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të hënën në New York përsëriti thirrjen ndaj kongresit që të rishikojë sistemin amerikan të emigracionit.

 

“Personi i parë erdhi në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë së vizave ndërsa tjetri përmes një lidhjeje familjare me një shtetas amerikan. Shtetet e Bashkuara do t’i japin fund shpejt këtyre dy dispozitave të emigracionit. Kongresi duhet të veprojë menjëherë”.

Reklamë

 

Pasi kujtoi urdhrin që kufizon udhëtimet nga 8 vende me shumicë muslimane, Trump kërkoi nga kongresmenet të veprojnë mbi propozimet e tjera të administratës së tij për të fuqizuar sigurinë e brendshme. Trump, shtoi se personat që akuzohen për akte terroriste meritojnë dënimet më të ashpra parashikuar nga ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje. Ndërkaq, sipas policisë i akuzuari për sulmin terrorist në Manhatan, Akajed Ullah, një emigrant nga Bangladeshi  e kreu aktin ne shenje hakmarrje per njohjen e Jerusalemit si kryeqytet te Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë