Subscribe

Vjedhja e parave ne pistën e aeroportit “Nene Tereza” është nje nga arsyet madhore, qe qeveria shqiptare te rishikoje kontratën e koncesionit. Për ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, marrëdhënia mes autoriteteve shqiptare dhe “Tirana Airoport Partners”, ka qene problematike edhe me herët, per shkak te arrogancës se kompanisë koncesionare. Për ekspertet e fushës, kjo arrogance e ka zanafillën qe ne kontratën e hartuar ne 2004. Sipas eksperteve, fillimisht, Autoriteti i Aviacionit Civil, duhet te kishte pezulluar me kohe kompaninë e sigurimit “ICTS” qe operon ne aeroport. E ndërsa koncesionari rezulton se i ka pajisjet e sigurisë, është aspekti njerëzor i kompanisë “ICTS”, ai qe ka çaluar duke sjelle pasojën, vjedhjen e parave. E derisa drejtësia te zbardhe ngjarjen dhe te nxjerre përgjegjësit për vjedhjen, ajo çka duket qarte është fakti se te gjithë autoritete shtetërore dhe kompania private, kane çaluar ne kryerjen e detyrave te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *