Subscribe

Pak ditë më parë ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku publikoi vendimin për verifikimin e të gjitha kontratave të koncensioneve në fushën energjisë.

 

Bëhet fjalë për lejet për ndërtimin e 440 hidrocentraleve të vogla të dhëna ndër vite që tani po i nënshtrohen procesit të skanimit për të parë ligjshmërinë e tyre.

 

Sipas të dhënave të agjensisë kombëtare të zonave të mbrojtura 66 HEC-e, janë planifikuar ose ndërtuar në zonat e mbrojtura nga të cilët 25 aktualisht janë efektive.

 

Por nga 440 hidrocentrale vetëm 96 prej tyre janë operativ. Nisma e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka si qëllim skanimin e të gjithë dokumentacionit licensues për çdo subjekt. Por nga ana tjetër do të shihet edhe impakti ekonomik, në turizem dhe mjedis në zonat ku janë dhënë lejet.

 

Sa i takon shtrirjes së hidrocentraleve të vegjël të planifikuar ose ndërtuar gjatë viteve të fundit në zonat e mbrojtura ajo është nga veriu në jug dhe prek hapësira që kanë potenciale të mëdha në zhvillimin e turizmit.

 

Paralelisht me verifikimin e dokumentacionit te kontratave koncensionare qeveria ka nisur edhe turet e degjesave me banoret. Në Gramsh protestuesit, banore dhe ambjentaliste kërkuan anulimin e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës. Edhe ne banorët e Zagorisë i kërkuan qeverisë të mos lejojë kompaninë SHELL të kërkojë naftë në zonën e mbrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *