Subscribe

Grabitjet e orëve te fundit duket se kane rikthyer ne skene bandën e policeve, një nder grupet kriminale me te rrezikshme ne Shqipëri. Fjala është për vjedhjen me armë të një supermarket në aksin rrugor Laç – Lezhe, mbrëmjen e të premtes. Pesë persona të veshur me uniforma të policisë grabitën në kohë rekord rreth 2 milionë lekë që ndodheshin në arkë. Të shpejtë, të organizuar dhe të befasishëm, agresorët policë të maskuar e të armatosur kërcënuan punonjësit, rrëmbyen paratë dhe u larguan me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira si dhe moti me shi. As mbërritja e policisë dhe as postblloqet nuk bënë të mundur rënien në gjurmë të grabitësve. Pas marrjes së dëshmive dhe pamjeve te kamerave të sigurisë, policia ka ngritur dyshime se autorë mund të jenë të njëjtët persona që janë shfaqur në disa ngjarjet më të rënda kriminale në vend: në rrëmbimin dhe zhdukjen pa lënë gjurmë të Enver Stafukës , të grabitjes së bankave, si dhe në marrjen peng dhe ekzekutimin mafioz të Gazmend Çollakut në Durrës. Aq më tepër forcohen dyshimet për shkak të zonës ku vepron banda e që kufizohet në aksin Kruje – Laç – Durrës. Policia nuk ka ende asnjë emër te dyshuar per një tjetër grabitje që ndodhi mbrëmjen e te premtes ne lagjen “Komuna e Parisit”, nje nder zonat me te populluara ne kryeqytet. Nga hetimet e deritanishme rezulton se agresoret me maska e te armatosur me pistoleta grabiten rreth 500 mije leke në një kazino dhe u larguan me nje makine te bardhe. Por autoret dyshohet se kane ndërruar mjet per t’i shpëtuar ndjekjes se policisë. Hetuesit mendojnë se grabitësit e njohin mire zonën, ndërkohe qe kane shoqëruar disa persona ne polici si dhe janë marre pamjet filmike te kamerave te sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *