E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Riparohet linja kryesore e ujësjellësit të Matit

Abonentët e Ujësjellës sh.a Mat mbetën pa ujë të pijshëm gjatë gjithë ditës së Martë për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi tubacioni kryesor në afërsi të veprës së marrjes në fshatin Vinjoll.

 

Ndërkohë mësohet se specialistët kanë punuar deri në orët e vona të natës duke bërë të mundur riparimin e njërit prej defekteve dhe në orët e mëngjesit, abonentët janë furnizuar me ujë të pijshëm.

 

Reklamë

Po ashtu, gjatë paradites së të mërkurës, është riparuar edhe një tjetër defekt në vendin e quajtur përroi i Kacës.

 

Ndërkohë, mësohet se prurjet në burimin kryesorë të këtij ujësjellësi janë optimale duke ofruar një furnizim të rregullt të abonentëve me ujë të pijshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë