Subscribe

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka riorganizuar disa programe  të studimit për këtë vit akademik, me qëllim orientimin e maturantëve drejt degëve që kanë numra të ulët regjistrimesh, si kimia dhe fizika.

Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar, thekson se ky ndryshim ka rritur ndjeshëm interesin e maturantëve për këto degë.

“Ndër vite kishte pak studentë në degët si kimi, fizikë, matematikë. Ata zgjeruan ofertën akademike duke ofruar përveç degëve klasike edhe programe të kombinuara, që kombinuan fizikën me shkencat kompjuterike ose matematikën me shkencat kompjuterike, kiminë me degën e farmaceutikës. U pa që këto kombinime rezultuan shumë të suksesshme. Marrim rastin e fizikës ku  të dyja degët se bashku kanë 31 maturantë të regjistruar deri më sot. Mund të ketë dhe të tjerë që do të regjistrohen gjatë fazës së tretë. Dega e kimisë ka mbi 50 studentë të cilët u regjistruan në tre programe të kimisë. Dhe matematika klasike dhe e kombinuar ku arriti një numër te më të mirat mbi 80 maturantë që nuk ka arritur ndonjëherë të ketë një numër aq te lartë”, tha Xhelaj.

Xhelaj gjithashtu konfirmon se kuotat e paplotësuara nuk do të ndikojnë në kriteret që kërkohen për universitetet, duke siguruar një proces të drejtë për të gjithë kandidatët dhe se rregjistrimet do të jenë të hapura deri më 25 tetor 2024.

“Universitetet vijojnë me listën vijuese që ka përfunduar në raundin e dytë. Për ata maturantë të cilët janë akoma në listat ku kanë aplikuar duhet të shkojnë pranë fakultetit të bëjnë një kërkesë. Ata janë prioritarët në zgjedhjet e universiteteve. Nëse përfundojnë këto lista dhe ka akoma kuota të lira, atëherë universitetet mund të regjistrojnë dhe ata studentë të cilët nuk kanë aplikuar në ata programe studimi.

Do të vijojë deri në datën 28 tetor. Maturantët duhet të kenë parasysh që kriteret nuk kanë ndryshuar, domethënë që kriteri mesatares dhe i kuotave do të jetë i njëjtë me dy raundet e para”, shpjegoi ai.

Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar ende duhet të paraqiten fizikisht pranë sekretarive mësimore për të zgjedhur mes programeve të studimit me kuotat e paplotësuara. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *