Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se këtë fundjavë do të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në një postim në “Facebook”, Balla garantoi se procesi do të jetë transparent dhe se do të zgjidhet anëtar ai që është më i aftë profesionalisht.

 

“Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt. Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *