Taulant Balla deklaroi nga Fieri se procesi i brendshëm zgjedhor në të cilën është futur Partia Socialiste, nuk do të jetë vetëm një debat kombëtar, jo vetëm partiak.

 

Kreu I grupit parlamentar socialist shtoi se kjo është një hapje serioze e PS kundrejt njerezve të zotë të cilët duan të japin kontributin e tyre në PS dhe për Shqiperinë.

 

Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

 

Balla bëri apel kujtëdo, atyre që janë sot në nivele drejtuese por edhe të tjerë të kandidojnë për drejtuesit e PS në cdo bashki.

 

Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve.

 

Balla zbuloi gjithashtu se në 6 bashkitë e qarkut Fier do të ketë bashkëdrejtim, pra do te jete nje burre dhe nje grua.

 

Kemi startuar në të 6 bashkitë e qarkut te fierit procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ps në të 6 bashkitë, qofte të kryetarve të partisë. Dua tju infomoj se në qarkun e Fierit PS do të ketë bashkëkryetar në nivel bashkie pra një zonjë dhe një zotëri. Ajo që është shumë e rëndësishme është edhe përgjedhja e një sekretari organizativ qoftë në nivel bashkie por edhe në nivel qarku për të kordinuar edhe më mirë punët dhe organizimin e partisë. Unë do të jem vetë në të gjitha nivelët dhe asambletë e bashkive për të ndjekur këtë proces që të jetë transparent dhe efikas. Në përfundim të këtij  procesi që konkludon në shtator do të zgjidhen drejtues e drejtuese efikas dhe do të jemi sërish këtu për të nisur përgatjet e zgjedhjeve vendore 2023, ku natyrshëm nuk ka asnjë rezultat tjetër ku synojmë të rikonfirmohemi në të 6 bashkitë e qarkut.

 

Taulant Balla I bëri këto deklarata pas Mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *