Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, pasi pranoi ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.

Nga numerimi i tyre rezultoi se i gjithe rezultati ndryshonte vetem me 4 vota.

Ne nje qender votimi Ndocaj kishte nje vote me shume, e cila ne procesverbal i ishte dhene Pjerin Ndreut, ndersa ne nje tjeter qender, 3 vota te tij i kishin kaluar kandidatit te Bindjes Demokratike Salvador Kacaj, i cili edhe pse u terhoq nga gara, ishte i listuar ne fleten e votimit

Pas rinumërimit, me 4 vota kunder dhe 1 pro, u rrezua kerkesa per shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne kete Bashki.

Ndërkohe, kreu I KQZ Klement Zguri tha se ky process zbuloi parregullsi, pasi rezultoi se kishte më shumë vota në kuti se sa numri i zgjedhësve.

Por anëtari I KQZ, Bledar Skenderi tha se runumërimi nuk zbuloi asgjë shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *