Pas rinumërimit të votave në 108 kutitë e qarkut të Durrësi, LSI nuk arriti të rikuperojë votat për të marrë mandatin.

 

Përfaqësuesi i PS në KAS, Eridian Salianji, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” theksoi se pretendimet e LSI dhe PD për manipulim të zgjedhjeve të 25 prillit, nuk qëndrojnë.

 

Sipas tij, u konfirmua se procesi i votimit ka qenë i rregullt dhe ligjor.

 

“Besoj që me shqyrtimin e kërkesave të ankimuara për pavlefshmëri dhe me shqyrtimin e dy kërkesave të Gjirokastrës dhe Durrësit, besoj se nga ana formale dhe ligjore procesi ankimor ka mbaruar. Konfirmuan se procesi ka qenë i rregullt dhe ligjor. Procesi i votimit ka qenë i rregullt, normal dhe konform ligjit. E quaj të mbaruar numërimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *