E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rinumërimi i Lezhës/ Eduard Ndocaj: KQZ institucion kriminal

Pas përfundimit në KQZ të numërimit të votave në 11 KZAZ në bashkinë e Lezhës, i mënjëhershëm ka qënë reagimi nga “ankimuesi” Eduart Ndocaj, i cili përmes një video të shpërndarë në profilin e tij facebook, e ka konsideruar KQZ-në një institucion kriminal, që prej 29 vitesh tallet me votën e lirë të shqiptarëve.

“Qumështor dhe parazit të shoqërisë”, e ka cilësuar Ndocaj, Denar Bibën anëtarin e KQZ, I cili më herët duke shigjetuar Ndocajn, i quajti fakira ankimuesit e numërimit të votave për Lezhën.

Më pas Ndocaj ka sqaruar se kërkesa e tij është e plotë, dhe jo ashtu sic e paraqet KQZ-ja.

Kandidati I Partisë Konservatore për Lezhën ka theksuar se ankimimi i tij është bërë për numërim të votave, bazuar në listat e zgjedhësve si dhe një sërë parregullsive të tjera, ku me prova ai thotë se ka depozituar fakte të mjaftueshme.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë