Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi që kutitë e votimit në Prishtinë dhe Prizren të rinumërohen. Vendimi është marrë pas raportimit të parregullsive gjatë balotazhit të së dielës.

 

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili kërkon te marre mandatin e dyte reagoi nëpërmjet një  statusi në Facebook duke e cilësuar të padrejtë rinumërimin e votave.

 

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Albin Kurtit sipas te cilit nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës. Ai u beri thirrje kundërshtarëve te mos tentojnë te vjedhin fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

LDK-ja kërkoi rinumërimin e votave për Prishtinën. Ndërkohë te njëjtën gjë kërkoi edhe partia demokratike për Prizrenin.

 

Ndërkohë përfundoi numërimi i votave me kusht të personave me aftësi të kufizuara, dhe të burgosurve. Si rrjedhojë është përmbysur rezultati në 2 komuna, Istog dhe Kllokot.

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kandidat Gani Dreshaj, fitoi gjithsej 9970 vota, duke lënë prapa Haki Rugovën e LDK-së me 590 vota më pak.

 

Ndërsa në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i iniciativës qytetare pas numërimit të votave me kusht ka fituar 22 vota më shumë se kundërshtari i tij nga lista serbe i cili ka marrë vetëm 2 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *