E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 42 minuta më parë
Kronikë

Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që u mbyt dje në lumin Fan

Kanë rinisur kërkimet në lumin Fan, Mirditë, për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, i cili u mbyt mbrëmjen e djeshme.

 

Fatkeqësisht, deri më tani, polumbarët e Forcave RENEA të mbështetur edhe nga policia e zjarrfikësja nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të të miturit.

 

Reklamë

Kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit u ndërprenë mbrëmjen e kaluar për shkak të errësirës.

 

10-vjeçari u fut në lumë për të marrë topin që i kishte rënë teksa po luante, por e mori rrjedha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë