Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Rinisin granatimet në të gjithë Rripin e Gazës, Izraeli vazhdon sulmet e pandërprera

4 Qershor 16:29

Sulmet ajrore vazhdojnë sot në Rripin e Gazës, nga veriu në jug, ku Izraeli vazhdon operacionet e tij të pamëshirshme kundër Hamasit, disa orë pasi u njoftua për vdekjen e katër pengjeve të tjerë të mbajtur në enklavë.

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga e gjithë bota, pretendimet e kundërta të dy palëve duket se po çojnë në dështimin e planit të paqes të paraqitur të premten e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, pas gati tetë muajsh luftë.

Rreth një muaj pas fillimit të operacionit tokësor në Rafah, në kufirin me Egjiptin, luftimet kanë rifilluar në të gjithë enklavën.

Më herët, dëshmitarët okularë dhe një zyrtar lokal thanë se avionët luftarakë bombarduan Rafahun lindor dhe qendror.

Një dëshmitar tha gjithashtu se artileria kishte për qëllim Khan Younis, një qytet që është shkatërruar dhe është disa kilometra nga Rafah.

Granatimet u raportuan gjithashtu në qytetin e Gazës, në veri, dhe vendbanimin Bureij, në qendër të Gazës. Në Deir el-Balah, gjithashtu në Rripin qendror të Gazës, tetë policë u vranë, sipas Hamasit.

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore goditën “65 objektiva terroristë” dje, të hënën.

Në të njëjtën ditë, qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv dhe akuzuan qeverinë për “braktisjen” e pengjeve.

“Gjaku është në duart tuaja, këta njerëz mund të shkojnë në shtëpi të gjallë dhe jo në arkivole,” tha Yifat Calderon, kushëri i pengut franko-izraelit Ofer Calderon.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që menjëherë të arrijnë një marrëveshje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Nuk ka alternativë tjetër: çdo vonesë kushton jetë çdo ditë”, tha sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Venesland./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
hamas Izrael Rripi i Gazës

Nga e njëjta kategori

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

më shumë...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në Korçë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.