E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rinisin fluturimet në Rinas

Merr zgjidhje situata në aeroportin e Rinasit.

Lajmi u dha nga ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku, e cila në nj dalje për mediat, tha se fluturimet do të rinisin qysh këtë të enjte.

Ajo sqaroi se sot do të kryhen fluturimet e domosdoshme, të tilla si humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shtetërore.

Kurse udhëtarët do të kenë mundësi të fluturojnë nga mëngjesi i të premtes.

Reklamë

 

“Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitare, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë