Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Rinisin evakuimet në fabrikën e çelikut në Mariupol

6 Maj 16:21

Në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit, kanë rinisur evakuimet e civilëve.

 

Lajmi u bë i ditur të premten nga shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, Ai dha pak detaje rreth operacionit, por shtoi se informacionet mbi rezultatet, do të jepeshin më vonë.

 

Luftëtarët e regjimentit “Azov”, të strehuar nën tunelet e fabrikës së çelikut, kanë refuzuar të dorëzohen edhe pse përballë sulmesh të pamëshirshme. Bashkëshortja e komandantit të tyre tha se ata ishin zotuar të rezistonin deri në fund.

 

“Ata nuk do të dorëzohen”, tha Kateryna Prokopenko të enjten pas një bisede telefonike me bashkëshortin e saj, Denys Prokopenko. “Ata shpresojnë vetëm tek një mrekulli”, shtoi ajo.

 

 

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës bëri të ditur të premten se bllokada ndaj luftëtarëve të regjimentit “Azov” vazhdon dhe se trupat ruse, me mbështetje edhe nga ajri, kanë rifilluar sulmin për të marrë kontrollin e fabrikës. Sipas vlerësimeve më të fundit të autoriteteve ruse, brenda fabrikës ndodhen rreth 2 mijë luftëtarë ukrainas. Po kështu në tunelet e nëndheshme të saj ndodhen edhe disa qindra civilë.

 

“Mes luftëtarëve ka shumë të plagosur, por ata nuk do të dorëzohen”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

 

“Imagjinoni sa e tmerrshme (është), atje ka dhe fëmijë. Më shumë se dy muaj bombardime të vazhdueshme, e vdekje të vazhdueshme”, shtoi zoti Zelenskyy.

 

Të mërkurën trupat ruse arritën të futeshin brenda fabrikës me ndihmën e një elektriçisti, i cili e njihte mirë objektin bëri të ditur këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

 

“Ai u tregoi (trupave ruse) tunelet nëntokësore që të çojnë në fabrikë”, tha ai në komente të regjistruara me pamje filmike.

 

Rënia e Mariupolit do të bënte që Ukraina të humbiste një port strategjik e do t’i mundësonte Rusisë të krijojë një korridor tokësor drejt Gadishullit të Krimesë, një territor i Ukrainës, të cilin Moska e pushtoi në vitin 2014. Po kështu rënia e Mariupolit në duart e Moskës, do t’u krijonte mundësi trupave ruse të luftonin diku gjetkë në Donbas, një rajon që Kremlini e ka shpallur tashmë objektivin kryesor të operacioneve të tij./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
avakuime lufte Mariupol Njerëz ukriane

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

më shumë...

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.