E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rinis seanca gjyqësore! Veliaj rikthehet në GJKKO, momenti kur mbërrin në Apel

Ka rinisur seanca në Apelin e GJKKO për Erion Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës është paraqitur sot sërish në Gjykatën e Apelit të Posacëm, për tu njohur me vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi mbi masën e sigurisë.

Reklamë

Avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar që të shqiptohet një masë më e butë sigurie për Veliajn, duke ofruar garanci pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik për prishje të provave. Sot, Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, ku pritet të mbajë një fjalë para gjyqtarit Engert Pëllumbi. Ky i fundit do të vendosë nëse Veliaj do të lirohet nga qelia ose jo, dhe njihet për dënimin e ish-ministrit socialist Saimir Tahiri.

/vizionplus.tv

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Vazhdo të lexosh

Reklamë