Subscribe

Pas 3 muajsh nga mbledhja e fundit, komisioni i reformës zgjedhore rinisi punën. Te kushtëzuar edhe nga reforma ne drejtësi, qe kishte angazhuar deputet te dyja palëve, komisioni rinisi nga pika zero. Mazhoranca dhe opozita rishtruan objektivat per ndryshimet, qe sipas tyre duhet te bëhen ne Kodin Zgjedhor, përveç rekomandimeve teknike te OSBE/ODIHR. Per mazhorancen votimi i shqiptareve qe jetojnë jashtë vendit mbetet prioritet. Ndërkohe qe demokratet këmbëngulin tek votimi dhe numërimi elektronik, financimi i partive dhe listat e zgjedhësve. Edhe pse klima politike nuk eshte nder me te qetat dhe pretendimet e palëve pritet te sjellin përplasje, komisioneret thane qe synimi eshte qe reforma zgjedhore te përfundoje deri ne fund te këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *